“Sputnik V” lufton Covid-19, Rusia thotë se vaksina e saj është 92% efikase

MB RUSIA VAKSINA frame 219 1100x620

Vaksina ruse “Sputnik V” është 92% efikase në mbrojtjen e njerëzve nga Covid-19. Kështu pohon autoriteti shëndetësor i këtij shteti që e bazon deklaratën në rezultatet e testeve klinike.

Ky pretendim vjen ndërsa Moska tenton të ruajë pozicionin e saj në garën me firmat farmaceutike perëndimore për zhvillimin e një vaksine të sigurt dhe efikase.

Rezultatet u publikuan pas testimit te njerëzit të “Sputnik V”, e cila mund të ndalojë pandeminë që ka vrarë 1.2 milionë veta në të gjithë botën. Megjithatë, ekspertë të pavarur thanë se njohuritë rreth modelit dhe protokollit të testimit ishin të pakta, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë interpretimin e të dhënave të publikuara.

Edhe më herët, ka pasur mjaft skepticizëm për vaksinën ruse, ndërsa pati pretendime se shkencëtarët nuk ndoqën mënyrën e duhur të testeve klinike.