Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vaksina e Pfizer, BE arrin marrëveshje për 300 milionë doza

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 16:38 | Bota
Vaksina e Pfizer, BE arrin marrëveshje për 300 milionë doza

Bashkimi Europian do të sigurojë 300 milionë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe Bion tech. Komisioni Europian njoftoi, të mërkurën, se ujdia ishte sigluar.

“Bashkimi Europian autorizoi një kontratë të katërt me kompanitë farmaceutike BioNTech dhe Pfizer. Ajo mbulon blerjen e 300 milionë dozave pasi vaksina të provohet e sigurt dhe efikase”, shprehet zëdhënësi i BE, Mamer.

Duke sugjeruar se nevojiten testime të mëtejshme, Komisionerja për shëndetësinë, Stella Kyriakides tha se vaksina do të duhej të merrte autorizimin e Agjencisë Europiane të Shëndetësisë para se të shpërndahej te 27 anëtarët e bllokut. Megjithatë, Kyriakides shtoi se masat e sigurisë nuk do të pezulloheshin menjëherë pas daljes së vaksinës në treg.  

"Dua të sigurohem se do të përcjellim mesazhin e duhur te kushdo, se duhet të vijojmë të respektojmë masat që janë në fuqi".

Kjo lëvizje e Bashkimit Europian vjen pak ditë pas njoftimit se vaksina eksperimentale e prodhuar nga Pfizer dhe Biontech ishte mbi 90 për qind e efektshme, çka i bën ato kompanitë e para farmaceutike që tregojnë të dhëna të suksesshme nga testimi në masë i vaksinës.

Sipas ujdisë, 27 vendet e bllokut mund të blejnë fillimisht 200 milionë doza, me mundësinë për të siguruar edhe 100 milionë të tjera. BE ka arritur marrëveshje edhe me kompanitë AstraZeneca, Sanofi dhe Johnson & Johnson e është gjithashtu në bisedime me Modernën, CureVac dhe Novavax. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani