“Vaksinimi nuk nënkupton një fund si në përralla”

zbulohet vaksina e koronavirusit pfizer amerikane testohet vullnetare efektet anesore vaksinimi co 1100x620

Edhe pse jemi pranë vaksinës, Covid-19 do të na shoqërojë gjatë pjesës më të madhe ose gjatë të gjithë vitit 2021 dhe “me gjasë përtej kësaj”, tha ish-drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të mërkurën.

Dr. Tom Frieden, drejtori ekzekutiv i “Resolve to Save Lives”, tha se njerëzit e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore do të vazhdojnë të jenë në rrezik të lartë për sëmundje të rënda ose vdekje nga Covid-19, edhe nëse miratohet një vaksinë e efektshme.

“Unë mendoj se do të ishte një qasje e gabuar për të menduar se nëse thjesht i vaksinojmë njerëzit, ata do të jenë mirë”, tha Frieden.

“Pra, një vaksinë është me të vërtetë e rëndësishme dhe lajmet janë shumë inkurajuese. Por vaksinimi nuk nënkupton një fund si në përralla”, shtoi ai.

Sidoqoftë, Frieden tha se plani pandemik i prezantuar nga ekipi i Presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, është inkurajues.