Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vetëflijimi i pacientëve me Covid-19, psikiatrja: Ambienti spitalor, traumatik. Ndihmoni veten

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 13:53 | Aktualitet
Vetëflijimi i pacientëve me Covid-19, psikiatrja: Ambienti spitalor,

Vetëvrasja e katërt e pacientit me Covid -19 është diskutuar në studion e A2 CNN me psikiatren, Arjana Rreli. Sipas saj, ankthi dhe stresi që ka krijuar situata e pandemisë është e pashmangshme, por duhen gjetur mënyra për reduktimin e tij. Ajo shprehet se ambienti spitalor është traumatik, ka një ngarkesë shumë të madhe që i çon drejt vetëflijimit.

“Ne jemi në përballje me eksperienca të reja të reagimeve emocionale. Ky virus ka krijuar mënyrën se si po mbrohemi ndaj këtij armiku, duke shkuar në fazën post covid që tregon ngarkesën psikologjike dhe ndryshime fiziologjike. Këto vërehen në shërbimin ambulator dhe bisedat tona, se ankthi dhe stresi që ka krijuar kjo situatë është e pashmangshme, është kryefjala e ditës, covidi dhe infektimi, dhe duket sikur do të na duhet të bashkëjetojmë me këtë stres që shpresoj të mos rigjenerohet, por të gjejmë mënyra për ta reduktuar.

I gjithë ky terror psikologjik në ambient mbivendos atë që sjell infektimi dhe llojet e medikamenteve që përdoren, dhe kushtet që ky lloj infeksioni vendos në spital. Ambienti spitalor është traumatik, se është institucioni ku varen shpresat tona të fundit, dhe ngarkesa psikologjike rritet më shumë kur rreth nesh janë stafi mjekësor që na suporton, është një ngarkesë shumë e madhe për individin që mendon se po bën luftën për jetën. Është ngarkesë shumë e madhe që i çon në përfundim të gabuar dhe humor të rënduar e deri drejt vetëflijimit”.

Rreli thekson se gjendja e ankthit, çrregullimi i gjumit dhe çrregullimi i stresit pas traumës do të jenë në terma kohorë afatgjatë. Sipas saj, impakti nuk është vetëm psikologjik, por edhe social dhe ekonomik.

“Impakti nuk është vetëm psikologjik, por edhe social dhe ekonomik. Ne jemi popull që kemi treguar se përshtatemi, kemi mbingarkesat tona, duke startuar nga periudhat e tranzicionit ekonomik e politik. Edhe tërmeti është një traumë e madhe dhe pa marrë veten prej tij, vjen kjo pandemi, që na bën që ne specialistët e shëndetit mendor të mendojmë se nuk mund t’i shmangemi gjendjes së ankthit, çrregullimeve të gjumit, që sjellë pasoja. Çrregullimi i stresit pas traumës që do të jenë në terma kohorë afatgjatë”.

 Duke i konsideruar masat të domosdoshme, Rreli thotë se ato kanë edhe impakt emocional për atë që duhet tejkaluar. Një tjetër faktor që streson popullatën, sipas saj, është edhe ekzagjerimi i lajmeve tronditëse, ndërsa apeloi për të ndihmuar vetveten, duke kërkuar ndihmë, pasi truri është organi më i sulmuar nga ky virus.

“Masat që duhet të marrin për funksionimin tonë fizik e psikologjik. Një maskë është e papranueshme, se është një barrierë që nuk na lë të ndërveprojmë. Masat janë të domosdoshme, por ky kufizim ka impaktin emocional që do të na bëjë të përshtatemi me mënyra të tjera komunikimi.  Është një ngarkesë negative që ne do të duhet ta pranojmë e tejkalojmë së bashku.

Informacioni është i domosdoshëm qoftë për transparencë, por nga ana tjetër një tjetër tejkalim i tij, marrja me detaje dhe ekzagjerimi i lajmeve tronditëse bëhen faktor kryesor për të stresuar popullatën.

Me rastin e vetëflijimit të katërt, m'u kujtua një fenonem që në vitet ‘800 u rrit vetëflijimi, pas librit të Gëtes, se në vitet ‘800 kjo ishte mënyra e komunikimit në masë, dhe këto vetëflijime janë bërë një model që nuk do të doja kurrsesi të përsëritej. Media është përçuese e sinjaleve pozitive dhe negative. 

Unë sot marr shkas të thërras me zë të lartë që sot më shumë se kurrë na duhet të ndihmojmë vetveten, jo vetëm të fokusohemi te pandemia, duhet të kërkojmë dhe ofrojmë ndihmën tonë. Organi më i sulmuar është truri, që në shenjat e para të ankthit ne duhet të kërkojmë ndihmë”, tha Rreli, e cila shtoi se me pandeminë është rritur ndërgjegjësimi për të kërkuar ndihmë te specialisti.

“Për fatin e mirë, sot, ka një mënyrë ndërgjegjësimi më adekuate. Gjendja e përgjithshme është në shkallën më të lartë, shenjat e ankthit të përjetuara nga ne bëjnë që të jemi më pak të paragjykuar. Kemi më pak pengesë për të kërkuar ndihmë te specialisti dhe gjendjet janë më pak të rënda, nëse flasim para pandemisë. Ka ulur barrierat që ka mbartur në kohë shëndeti mendor”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu