Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vonesat e tamponëve, Tomini: Së shpejti, testet e shpejta, Shqipëria ka kryer pagesën për vaksinën

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 09:03 | Aktualitet
Vonesat e tamponëve, Tomini: Së shpejti, testet e shpejta,

Shefja e Epidemiologjisë, në ISHP, Eugena Tomini, ka pohuar vonesën në kryerjen e tamponëve, në studion e Dita Jonë, në A2 CNN, por ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, në kushtet e situatës së pandemisë. Ajo njoftoi gjithashtu se Shqipëria ka kryer pagesën e vaksinës dhe së shpejti do të nisin edhe testet e shpejta të Covid.

Sipas saj, përveç tamponit ka edhe faktorë të tjerë për të konfirmuar rastet e dyshuara, si simptomat apo imazhi skanerik. Tomini theksoi se fatalitet kanë nodhur në spital dhe jo në kushte shtëpie, kur u pyet për marrjen e përgjigjes së tamponit pas vdekjes.

“Marrja e një tampon për një rast të dyshuar do të thotë që ky individ është aktiv për të transmetuar sëmundjen. Edhe tamponi jep fals negativitet. 25% e rasteve mund të rezultojnë negativë, por duke qenë se ka faktorë të tjerë, si je kontakt me raste të tjerë, simptomat, apo imazhi skanerik.

Nëse nuk kemi shenjë klinike nuk do të marrim mjekim dhe ky individ duhet të karantinohet 10-14 ditë.

Nuk e mohoj faktin që ka vonesa në realizimin e një përgjigjeje. Por në gjithë këtë peshë është trokitje derë më derë, zhveshje nga mjetet personale dhe riveshje dhe sigurisht që ka vonesa, por që duhen mirëkuptuar dhe nuk duhen marrë të veçuara. Ka pakënaqësi. Tamponi nuk merret në momentin që pacienti thërret, por kur përmbush 4-5 ditë. Një rast që hospitalizohet në spital ka tampon pozitiv, ka klinikë dhe skaner pozitiv. Në kushte shtëpie ne nuk kemi pasur fatalitete me tampon”.

Sa i takon vaksinës, Tomini theksoi se kur të mbarojnë të gjitha provat e sigurisë ajo do të jetë gati edhe në Shqipëri, fillimisht për grupet e riskuara.

“Vaksina është një element shumë i rëndësishëm, por duhet të shohim të gjithë elementet, pasi të mbarojë prova në individët për të pasur sigurinë e plotë në këta individë. Shqipëria është në vende që kanë bërë pagesën për vaksinën dhe nuk është në listën e pritjes dhe të gjithë grupet e riskut do ta aplikojnë atë në momentin që do të jetë e miratur në nivel ndërkombëtar”.

Tomini njoftoi, gjithashtu, se në javët në vijim do të nisë aplikimi edhe për testet e shpejta, por nuk dha një datë konkrete.

“Komiteti Teknik i ka miratuar testet e shpejta dhe firmat që janë ofruar do të hyjnë edhe në vendin tonë. Nuk do të ketë kosto, por shpresoj që në javët në vijim do të aplikohen. Nuk kam informacion të detajuar mbi datën ekzakte”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë