Aksident pranë Korçës, makina përplas traktorin

WhatsApp Image 2020 11 12 at 18.41.25 1 1100x620

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Pogradec-Korçë pranë fshati Gështenjas.

Mjeti tip Volswagen Pasat është përplasur me një mjet bujqësor i ngarkuar me bar në një kthesë, ku për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i këtij të fundit.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdes intensiv nga mjekët pasi ka lëndime të shumta.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë errësira dhe mjeti bujqësor që lëvizte në rrugë pa asnjë shenjë apo sinjalistikë dalluese.