Alban Bushi pozitiv, për dy ndeshje U21 drejtohet nga Mustedanagic

SINK BUSHI SHPRESAT frame 128 1100x620

Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19, pas testimit me tampon.

Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Në kushtet e emergjencës, Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri.