Bilanci në Kosovë, janë 767 rastet me COVID-19

kosove covid 1100x620

Një tjetër bilanc i rëndë për Kosovën në luftën kundër koronavirusit. Autoritetet shëndetësore të Prishtinës kanë deklaruar 767 raste të reja me COVID-19, që çojnë në 26.888 të prekurit në total.   

Ndërkohë, viktimat, në 24 orët e fundit, janë 8, duke e çuar bilancin fatal në 784 nga muaji mars, kur pandemia u përhap në vend.

Prishtina mbetet vatër kryesore me 434 raste, e ndjekur nga Gjilani me 58 raste dhe Mitrovica me 41.