Ç’po ndodh me Britney Spears dhe çfarë është #FreeBritney?

britney spears free britney protest credit getty jon kopaloff matt winkelmeyer 1100x620

Britney Spears është në qendër të një fushate sociale #FreeBritney e cila tani po rritet më shumë se kurrë.

Me siguri e keni parë që Britney Spears është kthyer në mediat sociale muajt e fundit me hashtagun #FreeBritney.

Dhe arsyeja është e thjeshtë, pavarësisht se është një nga personazhet më të famshëm në botë, Britney Spears, nuk kontrollon jetën e saj, e cila ka qenë plotësisht në duart e babait të saj për më shumë se 10 vjet.

Kjo pasi ajo ka qenë në prag të humnerës disa herë, duke vënë në rrezik shëndetin e saj mendor.

Aktualisht, Britney është kliente e një klinike për mbrojtjen e shëndetit mendor që i jep babait të saj, James Spears, kontrollin e pothuajse gjithçkaje të Britney, përfshirë edhe paratë e saj.

Prandaj, lancimi i një peticioni kërkon mbështetje për këngëtaren përmes hashtagut #FreeBritney.

Por çfarë është ajo dhe çfarë po kërkojnë njerëzit e #FreeBritney? Dhe më e rëndësishmja: a kanë të drejtë? Çfarë po ndodh me Britney Spears?

Çfarë është #FreeBritney

Bëhet fjalë për një lëvizje, të organizuar nga fansat. Arsyeja e protestës lidhet me gjendjen shëndetësore të këngëtares Britney Spears.

Në fakt, fansat janë të shqetësuar për mirëqenien e yllit të popit, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen ligjore, që ata besojnë se e ka mbajtur atë të burgosur për më shumë se dhjetë vjet në duart e babait të saj.

Adhuruesit e Britney kanë qenë prej kohësh të kujdesshëm ndaj kushteve të kujdestarisë dhe shpesh kanë pyetur nëse ishte në interesin më të mirë të saj.

Lëvizja filloi në 2009-ën kur FreeBritney.net lëshoi ​​një deklaratë të përgjithshme mbi motivin për të cilin fansat besojnë se Britney nuk ka nevojë për kujdestari kaq të fortë dhe nuk duhet të mbahet larg jetës dhe karrierës së saj.

Lëvizja #FreeBritney u bë virale përsëri këtë verë pas një episodi të podcast të Britney Gram, gjatë së cilës një avokat anonim, ish-pjesë e firmës që mbikëqyr kujdestarinë e Britney, shprehu shqetësimin për këngëtaren dhe mënyrën se si babai ishte duke menaxhuar jetën e yllit të muzikës pop.

#FreeBritney, por nga çfarë?

Fansat duan Britney të lirë, por nga çfarë saktësisht? Nga konservatoriteti.

Kjo është një formë e mbrojtjes ligjore për një “person që konsiderohet i paaftë për t’u kujdesur për veten”. Në këto raste, një i rritur afër atij personi, për shembull një prind, fëmijë ose një i afërm tjetër, mund të kërkojë nga gjykata e drejtësisë të kontrollojë punët e tij.

Britney u vendos në kujdestarinë e babait të saj mbi 12 vjet më parë, në 2008-ën, pas shkatërrimit së saj të parë publik dhe problemeve pasuese shëndetësore.

Mbrojtja u shtri më pas me kalimin e viteve, deri në zgjatjen e saj të fundit, në vitin 2020.

Britney nuk dëshiron më që babai i saj të kujdeset për të

Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga “People”, Britney është “fuqimisht kundër” faktit që babai i saj të jetë kujdestari i vetëm i “biznesit dhe financave” të saj.

Përkundrazi, Britney tha se ajo “preferoi absolutisht” Jodi Montgomery, e cila në mënyrë efektive i ka marrë gjërat në duart e saj, që kur babai i saj dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore në 2019.

Interesante, në fakt, është se në dokumentet e fundit të gjykatës, pasi Jodi Montgomery iu dha kujdestaria, Britney Spears deklaroi se kujdestaria e  saj është vullnetar.

Këngëtarja ka shprehur dëshirën e saj për t’iu rikthyer jetës normale dhe për të vazhduar karrierën e saj, por që do të preferonte të rifitonte gradualisht autonominë e jetës së saj.