Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

E arratisur nga burgu pasi kishte vrarë të bijën, arrestohet 46-vjeçarja në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 10:14 | Kronikë
E arratisur nga burgu pasi kishte vrarë të bijën, arrestohet

Forcat e rendit në bashkëpunim me Interpolin kanë arrestuar një 46- vjeçare të dënuar për një krim makabër në Greqi.

Bëhet fjalë për shtetasen Irena Kostaki (Zeria), e cila është dënuar me 20 vjet burg në Greqi, pasi në vitin 1995 në Diles ka vrarë me vetëdije dhe paramendim të bijën vetëm 9-muajshe, duke e mbytur.

Kostaki kaloi pak më shumë se një vit në Qendrën e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, nga ku u arratis, në marsin e vitit 1997, për t’iu zhdukur forcave të policisë greke.

E dënuara, e cila  kërkohej ndërkombëtarisht, u arrestua në fshatin Miras të Devollit, ku kishte humbur gjurmët e saj me vite të tëra. Për të cilën është caktuar masa e sigurisë, "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim".

A2 CNN Livestream

Dita jonë