Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Futbollisti që luajti pjesën e parë duke qenë pozitiv me koronavirus

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 09:45 | Futboll

Ajo që ishte një miqësore spektakolare dhe me shumë gola u kthye në problem. Në ndeshjen Turqi-Kroaci (3-3), Domagoj Vida, mbrojtësi 31-vjeçar kroat, ishte pozitiv me koronavirus, por luajti të gjithë pjesën e parë të takimit, pasi përgjigjja e testit erdhi pikërisht kur ndeshja ishte në zhvillim e sipër.

Shërbimet mjekësore kroate u njohën me pozitivitetin e futbollistit kur trajneri Dalic kishte vendosur që më parë se Vida do të zëvendësohej pas 45 minutave.

Në komunikatën e saj zyrtare, Kroacia thekson se i ka përmbushur të gjitha protokollet e UEFA-s. Sipas saj, lojtarët kaluan testin ditën e hënë dhe Vida rezultoi negativ. Të mërkurën bënë një tjetër test për ndeshjen ndaj Suedisë që do të luajnë të shtunën. Në këtë test, Vida rezultoi pozitiv.

Mbrojtësi u izolua në Stamboll, ndërsa shokët e tij të ekipit udhëtuan drejt Stokholmit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë