Historike, Maqedonia e Veriut, për herë të parë në Kampionatin Europian

maqedonia ne kampionatin europian te futbollit 1100x620

Maqedonia e Veriut ka arritur të marrë fitoren më të rëndësishme në historinë e saj në futboll, duke mundur 0-1 Gjeorgjinë dhe tashmë është zyrtarisht në Kampionatin Europian, i cili do të zhvillohet verën e ardhshme.

Heroi i fqinjëve tanë në këtë takim ishte veterani Goran Pandev, i cili realizoi golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë.

Kjo ishte finalja e play off-i të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale, Maqedonia e Veriut eliminoi Kosovën.