Koronavirusi prek edhe trajnerin e Kukësit

gega 1100x620

Kukësi arriti të kalojë turin në Kupën e Shqipërisë, duke eliminuar skuadrën e Besës, pasi e mundi 2-1, por në këtë takim nuk u drejtua nga trajneri Skënder Gega.

Arsyeja është se Gega ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Kukësit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga koronavirusi. Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty”, thuhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 16 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 545 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 397 të shëruar në 24 orët e fundit