Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina anti-Covid falas

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 21:00 | Kosova
Kosova do të përfitojë 360,000 vaksina anti-Covid falas

Ministria e Shëndetësisë, në Kosovë, bëri me dije se do të përfitojë 360 mijë vaksina falas kundër koronavirusit nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX.

Kosova ka qenë në bisedime me OBSH dhe është futur në listën e vendeve që e përfitojnë falas 20% të vaksinave.

“Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave, apo 360,000 doza të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri”, shkruhet në deklaratën të Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë shton se pjesën tjetër të vaksinave, kur të jetë në treg, Kosova do ta blejë me mjetet e veta financiare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë