Mbi 52 milionë të prekur dhe mbi 1.28 milionë viktima në të gjithë botën

koronavirusi sars cov 2 1100x620

Ka arritur në mbi 52 milionë raste të infektimit të regjistruara në botë që nga fillimi i pandemisë Covid-19, sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan i Johns Hopkins, ndërsa numri total i vdekjeve të regjistruara është mbi 1.28 milion.

Vendi më i prekur nga koronavirusi i ri në terma absolutë mbeten Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 10 milionë raste dhe pothuajse 241,000 viktima, të ndjekura nga India dhe Brazili.