Mbyten dhjetëra emigrantë pranë Libisë

172716097 23f72508 d351 481c becf 4d1cf496e3f7 600x338

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin bën me dije se 74 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën udhëtonin u mbyt pranë brigjeve libiane.

Sipas të dhënave paraprake varka transportonte 120 persona në momentin e ngjarjes, 47 prej të cilëve u shpëtuan.

Rojet bregdetare libiane vijojnë kërkimet në det për personat e mbytur. Deri tani janë gjetur 31 trupa.