Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Mësuesit shpesh fshehin rastet e Covid-19 nga frika”, Basha: Nuk do të ndalem së denoncuari

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 13:31 | Aktualitet
“Mësuesit shpesh fshehin rastet e Covid-19 nga frika”, Basha:

Kreu demokrat, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me mësuesit për të dëgjuar problematikën konkrete sa i takon situatës së pandemisë. Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se do të vijojë të denoncojë situatën, pasi shërbimi shëndetësor, sipas tij, është në kolaps të thellë, ndërsa shtoi se 7 në 10 shkolla nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

“I propozuam që në fillim qeverisë të merrte masat. 7 në 10 shkolla nuk kanë as ujë të rrjedhshëm. As jam penduar dhe do vijoj denoncimin e situatës. Të vetëdijësojmë dhe mbrojmë njëri-tjetrin”.

Ndërkohë, mësuesi Arjan Peraj tha se, shpeshherë, mësuesit fshehin rastet apo që po kalojnë Covid-19, nga frika se nuk kthehen në arsim.

“Drejtimi despotik që i po i bëhet arsimit, ka bërë që shpesh herë mësuesit dhe kolegët tanë, padashje, të fshehin rastet. Shumë mësues nga frika se nuk kthehen më në arsim e fshehin faktin që po kalojnë COVID-in”.

Një tjetër mësuese, nga Fieri, u shpreh se mësuesit janë të mbingarkuar dhe nuk kanë kushtet për të mbikëqyrur situatën.

“Po japim dyfishin e orëve këto ditë dhe këto javë. U masim temperaturën ne nxënësve me termometra që e tregojnë ndryshe temepreturën”.

Ndërsa, mësuesja, Rudina Alla, nga Elbasani ngriti shqetësimin se mësimi po bëhet me mësues praktikantë, të pakualifikuar për mësimdhënie.

“Ministria na ka premtuar që janë 1000 mësues në dispozicion për të zëvendësimin e këtyre mësuesve që dalin me Covid. Në një shkollë të Elbasanit sot janë identifikuar 7 mësues me Covid-19. Nuk kemi nga ta dimë ne që këto mësues nuk janë mbartës të virusit.”

Mësuesit u shprehën të shqetësuar edhe për mungesën e mësuesve mbështetës në shkolla dhe të psikologëve.

 “Lushnja, sidomos në nëntor ka një prekje shumë të madhe masive të qytetarëve nga ky virus. 18-20 mësues ndodhen në Infektivin e Spitalit të Lushnjës”.

Kreu demokrat premtoi se, brenda 4-vjeçarit të parë të qeverisjes, rroga minimale e mësuesit do të jetë 700 euro, ndërsa ripërsëriti thirrjen për testim dhe trajtim të mësuesve.

”Ju mësuesit duhet të keni trajtimin që kemi kërkuar dhe për mjekët dhe infermierët. Mësuesit të testohen vazhdimisht, më të ekspozuarit pas mjekëve dhe infermierëve. Shkollat të higjienizohen, të furnizohen me ujë e dezinfektohen. Protokolle të qarta të ajrosjes dhe higjienizimit, mbështetjes financiare, mungojnë. Brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e mësuesit, 700 euro. Buxheti i arsimit si % ndaj PBB-së do të jetë në nivelet e BE-së. Asnjë bir apo bijë shqiptari, të mos mbetet pa studiuar për shkak të rrethanave ekonomike të familjes”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli