Napoli, pacientët marrin oksigjen e serume në automjet

Pacientët me koronavirus në Napoli të Italisë po marrin oksigjen e serume nga dritarja e automjeteve, ndërsa presin për orë të tëra për t’u shtruar në spital. Infektimet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm në Itali dhe spitalet rreth vendit po luftojnë për të menaxhuar shifrat rekord.

Por, jugu më i varfër haset me vështirësi të shtuara, ndërsa nuk ka kapacitetet e nevojshme për t’u përballuar me valën e re të pandemisë. Pamjet tronditëse të pacientëve që trajtohen në automjete janë xhiruar jashtë spitalit të Cotugno, në Napoli, ku kriza shëndetësore duket të ketë dalë jashtë kontrollit.

Autoritetet thonë se Kampanja, rajoni i dytë me i prekur, reflektonte një katastrofë më të gjerë shëndetësore që po merrte jetë në shumicën e Italisë jugore, e cila i kishte shpëtuar valës së parë në pranverë.

Numri i rasteve në të gjithe vendin i tejkaloi 1 milion, të mërkurën, me gjysmën e të infektuarve vetëm në 18 ditët e fundit.

Bilanci i viktimave shkon në mbi 42 900, me 623 humbje jetësh, në 24 orë.