Nis panairi i librit, rreth 60 aktivitete do t’ju prezantojnë titujt e rinj të edicionit online

Një traditë që prej 2 dekadash pritet si një festë për librin ka nisur udhëtimin edhe këtë nëntor. Bëhet fjalë për panairin e librit, i cili këtë vit vjen ndryshe.

Librat do të duhet t’i blini online ose në librari, ndërsa profesionistët iu propozojnë duke prezantuar në takimet fizike titujt e tyre më të mirë.

Mbi 40 shtëpi botuese dhe rreth 60 aktivitete janë shifrat e këtij panairi që ndonëse në kushte të vështira nuk e harron qëllimin e tij.

Panairi i librit këtë vit ka ndjekur modelin e panaireve europianë si shkak i pandemisë, ndaj vizitat në librari dhe kërkimi online do të na ndihmojë të lidhemi me librin.