Përplasje të ashpra në Varshavë midis nacionalistëve dhe policisë, dhjetëra të plagosur

1000x563 cmsv2 01de7e8f 60e4 5636 8701 0d441bb9556e 5123532 600x338

Dhjetra të plagosur, përfshirë disa gazetarë dhe 35 oficerë policie, të paktën 300 persona të ndaluar dhe 36 të arrestuar. Është ky raporti i parë i përplasjeve serioze që ndodhën mbrëmë në Varshavë midis grupeve të nacionalistëve polakë dhe policisë, me rastin e marshimit të organizuar për të festuar 102-vjetorin e pavarësisë së Polonisë.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit raportojnë gjithashtu për një zjarr në apartament dhe dëmtime të ndryshme në infrastrukturën rrugore.

Sipas zëdhënësit të policisë, midis disa mijëra pjesëmarrësve të paligjshëm në marshim, për shkak të kufizimeve nga pandemia, kishte tifozë dhe huliganë dhe shumë njerëz në gjendje të dehur.

Patrullat e policisë u sulmuan me gurë dhe shishe. Një raketë e qëlluar nga protestuesit shkaktoi një zjarr në një shtëpi përgjatë marshimit.

 “Ne duhet të marrim kryqin e Krishtit mbi shpatullat tona dhe të bëhemi kalorësit e tij të rinj” tha në fillim Robert Baczkiewicz, kreu i shoqatës Marshim për Pavarësi, që organizoi marshimin, duke iu drejtuar ultrasve të pranishëm dhe duke i ftuar ata si kohët e kryqëzatave për të “pushtuar Jeruzalemin”. Përleshjet u zhvilluan gjithashtu në Breslavia, ku u regjistruan 11 arrestime.