Rama: Fitojmë betejën me armikun e padukshëm, Shqipëria do të dalë më e fortë

ramaa 600x338

“Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shëmbëlltyrë e vendosmërisë, kurajës, profesionalizmit, pa asgjë mangët krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!”

Shkruan kryeministri Rama në Facebook, ndërsa përmend edhe rindërtimin nga tërmeti. “Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!”

Sipas kryeministrit, Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda. “Këto sfida mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!”