Rama: Opozitë që nuk i duhet as dreqit

rama 1 1100x620

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili mëngjesin e sotëm, përsëriti se “shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë”.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama u shpreh: “Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar”.

Basha u kundërpërgjigj kështu: “Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë. Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit”.