Reagimi i Majkos: Presidenti Vuçiç përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende

majko per pd frame 844 1100x620

Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit serb, Vuçiç, i cili paralajmëronte për një konflikt të ngjashëm me atë në Karabak nëse dështonte dialogu mes palëve.

Sipas Pandeli Majkos, presidenti Vuçiç përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë”.

“Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm!

Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)

Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.

Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete nëse dikush i shkon pas idesë së skenarit të konfliktit. Atij do t’i dihet fillimi, por jo fundi”, shkruan Majko.