U ka marrë jetën më shumë se 120 personave deri tani, stuhia Eta godet Floridën

Me erëra që kalojnë 85 kilometra në orë dhe reshje të dendura shiu, stuhia tropikale Eta ka goditur Floridën, pasi më herët u ka marrë jetën të paktën 120 personave në shtetet e Amerikës Qendrore.

Autoritetet kanë dhënë paralajmërime për stuhi, si dhe për tornado, ndërsa lumenjtë e përrenjtë dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura. Ekipet e shpëtimit kanë nisur punën në terren, pasi shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike.

Eta u fuqizua mëngjesin e së mërkurës, por më vonë u dobësua dhe u klasifikua si një stuhi tropikale. Fillimisht, Eta goditi Nigaraguan, ku i mori jetën 120 personave në të gjithë Amerikën Qendrore. Kjo është stuhia e 28 brenda një sezoni, ndërsa tashmë në Atlantik ka nisur të shfaqet edhe stuhia e 29, e quajtur Theta.