“Vuçiç, këlysh i Rusisë”, udhëheqësit në Kosovë dënojnë deklaratën e presidentit serb

MB VUCIC DIALOGU.duplicate frame 772 1100x620

Kosova dënon deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili paralajmëronte për një konflikt të mundshëm të ngjashëm me atë në Karabak nëse dështonte dialogu mes palëve.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri apel për reagim ndërkombëtar. “Pres që Bashkimi Europian dhe NATO t’i kundërpërgjigjen këtij kërcënimi për luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiç”, shkruan Osmani në Twitter.

Një reagim më i ashpër erdhi nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Politikat e këlyshit të Rusisë dhe qasja e tij është qartësisht kundër vlerave të BE-së dhe NATO-s si dhe politikave të sigurisë në Ballkan”, shkruan Stublla në Twitter e cila shton: “Pasi nxiti luftimet në Nagorno-Karabak me armët serbe, tani Vuçiç, ministri i Informacionit i Milosheviçit, kërcënon të gjithë NATO-n dhe vendet fqinje se do të vazhdojë të përgatitet ushtarakisht për luftërat e reja në Ballkan”