Aksident në Korçë, automjeti përplas gruan

korce 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës, ku një automjet ka përplasur një grua që kishte me vete edhe një fëmijë.

Gruaja është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, dhe për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e saj. Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.