Aktori zbulon kur do të rikthehet seriali “Friends”

1111 7 1100x620

Seriali “Friends” do të rikthehet në mars të vitit 2021. Lajmi i shumëpritur nga fansat, u bë me dije nga aktori Matthew Perry, i njohur si Chandler.

Përmes një statusi në Twitter, aktori shkroi:

“Ribashkimi i “Friends” është parashikuar të ndodhë aty nga fillimi i marsit. Duket që na pret një vit shumë i zënë para dhe kështu na pëlqen!”.

Rikthimi i gjashtë miqve më të famshëm në botë, protagonistë të serialit “Friends”, ishte parashikuar për muajin maj të vitit që lamë pas por pandemia e koronavirusit ndryshoi vendimin e produksionit.

Më herët është bërë e ditur se xhirimet e serialit do të bëhen në Stage 24 të Ëarner Bros me 6 aktorët origjinalë, por nën drejtimin e disa producentëve të rinj.