Arrestohet 41-vjeçari nga Mallakastra i dënuar në Siçili, kërkohej nga Interpoli

Interpol 1100x620

Interpoli dhe forcat e policisë shqiptare bënë të mundur kapjen e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.B., banues në fshatin Drizar të Mallakastrës, ku i fshihej urdhërarrestit të lëshuar në Itali nga Gjykata e Messinës, në korrikun e vitit të kaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që personi do të ekstradohet në Itali.