Bilanci në Kosovë, gati një mijë të prekur me COVID-19

Koronavirusi ne Kosove 1 1100x620

Një tjetër ditë e errët në Kosovë, ku bilanci i koronavirusit po rritet dita-ditës në mënyrë alarmante. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit, kanë qenë 963, numri më i lartë i regjistruar deri më tani.

Ndërkohë, viktimat e regjistruara ishin 13, që e çojnë bilancin total në 707.  Rastet aktive tani arrijnë në 10.192, të shëruar gjatë ditës së fundit janë 177.

Prishtina mbetet vatër kryesore me 347 raste, ndjekur nga Ferizaj me 107 dhe Podujeva me 61.