Dorëhiqet këshilltari më i ngushtë i Boris Johnson

Screenshot 2 6 1100x620

Këshilltari kryesor i Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Dominic Cummings është larguar të premten nga detyra, pasi kishte lajmëruar disa ditë më parë se nuk do të qëndronte më në këtë detyrë para Krishtlindjeve.

Mediat britanike raportojnë se Dominic Cummings është parë duke u larguar me disa kuti në dorë nga zyrat e qeverisë.

Ende nuk ka një koment nga zyra e kryeministrit Johnson për largimin e mëhershëm të Cummings.

Edhe më herët Cummings u përball me thirrjet e qindra qytetarëve për dorëheqje pasi nuk zbatoi masat antiCovid të vendosura qeveria në pikun e pandemisë.