Implante gjoksi me kokainë, mënyra e re e trafikut të drogës

Policia e Kolumbisë ka nisur kontrollet ndaj një karteli të njohur droge i cila dyshohet se transportonte drogë në Europë përmes disa grave të cilave iu vendoseshin implante gjoksi të mbushura me kokainë të lëngshme.

Organizata kriminale njihej me emrin ‘Los Cirujanos’ dhe ndaj saj u ndërmorën dy operacione të mëdha policore në Cali dhe Medellin.

Në total u arrestuan 6 burra dhe 4 gra të cilët transportonin drogë në mënyrën më të pazakontë në Spanjë dhe në shumë vende të tjera të botës. Mes të arrestuarve ishte dhe një doktor që kryente ndërhyrjet kirurgjikale.