Kualifikueset e botërorit, Paraguai ndal Argjentinën, Ekuadori mund Bolivinë

messi 1 1100x620

Paralelisht me aktivitetet në Evropë vijojnë edhe ato në Amerikën Latine, të cilat vlejnë për kualfikimin për në kampionatin Botëror Katar 2022.

Pas fitoreve me Ekuadorin dhe Bolivinë, Argjentina e Leo Messit u ndal nga Paraguai. Në takimin e luajtur në Buenos Aires, skuadrat barazuan 1 me 1. Penalltia e kthyer në gol nga Romero për Paraguain u zhvlerësua nga Gonzales brenda pjesës së parë.

Argjentina arriti të gjejë dhe avantazhin në të dytën, por goli i kapitenit Messi u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Ndalesa e Argjentinës mund të kthehet në asist për Brazilin që ka shanse të marrë kreun në rast suksesi përballë Venezuelës, që do ta rendiste përfaqësuesen Seleçao në krye të klasifikimit me pikë të plota.

Në duelin tjetër, Ekuadori mundi me vështirësi Bolivinë. Karlos Gruezo me një 11 metërsh të ekzekutuar saktësisht 2 minuta përpara fundit, i dhuroi fitoren 3 me 2 Ekuadorit dhe ngjitjen provizore në vendin e tretë.