Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kushte të veçanta, sfida tjetër me të cilën përballet vaksina e Pfizer

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 19:08 | Bota
Kushte të veçanta, sfida tjetër me të cilën

Sekretari amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar vlerësoi përpjekjet e Pfizer për kërkime me kohë rekord dhe getjen e një vaksine më shumë se 90% efektive por pranoi se kanë para "sfida unike" për shpërndarjen e vaksinës.

"Vaksina Pfizer paraqet sfida unike për të cilat ne, ushtria, Pfizer, dhe kanali i shpërndarjes, jemi duke punuar me guvernatorët tanë," tha Azar gjatë një interviste të premten në Fox Business News.

"Vaksina Pfizer kërkon ruajtje në ambjente shumë të ftohta, ajo gjithashtu do të vijë në sasi të mëdha.", shtoi ai.

Kur u pyet nëse vendi duhej të mbyllej tani që ka një rritje të rasteve me Covid-19, Azar tha se nuk besonte se kjo ishte mënyra më e mirë për ta luftuar pandeminë.

Kujtojmë se kompania farmaceutike Pfizer deklaroi më herët se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për koronavirusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.

A2 CNN Livestream

Dita jonë