Ndahet nga jeta një tjetër mësuese, ministrja Kushi: E trishtë për mua

KUSHI PER SHKOLLAT frame 1095 1100x620

Një tjetër mësuese është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 7 numrin e viktimave të arsimtarëve në vendin tonë. Bëhet fjalë për një mësuese nga Fieri, e cila ka shërbyer prej 40 vjetësh në arsim. Lajmi është dhënë nga vetë ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ky hidhërim duhet të na bëjë më të fortë dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të masave të domosdoshme.

“Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje.

Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.

Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!”- shkruan ministrja e Arsmit Evis Kushi.