Pampuri: Pamjet rrëzojnë propagandën e Ramës, ambulancat presin në radhë

ambulanaaa 1100x620

Orjola Pampuri, ish-deputetja e PD, me anë të një statusi në Facebook, ka publikuar pamje nga spitali Infektiv, ku sipas saj, më shumë se 10 ambulanca qendrojnë në pritje të lirimit të një shtrati.

“Edhe sot, pacientët dhe familjarët e tyre u përballën me radhët e tejzgjatura në pritje të lirimit një shtrati tek COVID 1. Mbi 10 ambulanca në pritje janë fotografia e dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Në vend që të bëjë diçka për të lehtësuar qytetarët, Edi Rama ka nisur të sulmojë mjekët që dëshmojnë të vërtetën, se spitalet janë të tejmbushura”.

Më tej, Pampuri shkruan se sjellja e Ramës me mjekët meriton përbuzje. “Sot, çdo mjek dhe punonjës i shëndetësisë ndihet i fyer, i braktisur dhe i indinjuar nga sulmi i padenjë që Edi Rama u ka bërë dy mjekëve të shkëlqyer Arjan Mezini dhe Genc Sulçebe. Sjellja e tij me mjekët që përballen direkt me virusin meriton përbuzje. E vërteta e pohuar prej tyre nuk fshihet dot nga propaganda e Edi Ramës, i cili i do mjekët pa zë dhe pa kurajë për të folur. E vërteta që pohojnë mjekët është se pacientët e infektuar me COVID-19 duhet të presin jashtë nëpër ambulanca që të lirohet një shtrat dhe të futen ata. E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët duhet të presin 10 ditë për një tampon. E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët që kurohen në shtëpi shpenzojmë shumë parà, pasi qeveria e dështuar nuk rimburoson asgjë. Edi Rama mund të fyejë, shajë, mallkojë, mashtrojë, por nuk e fsheh dot të vërtetën dhe nuk i intimidon dot profesionistët që të thonë atë që shohin çdo ditë- dështimin e Edi Ramës me pandemie dhe sistemin shëndetësor”, shkruan Pampuri.