Po shkëmbenin pakon me kokainë në plazhin e Durrësit, tre persona në arrest

Kokaine 1100x620

Tre shtetas arrestohen në flagrancë në një operacion policor që zbuloi sasi lënde narkotike të tipit kokainë dhe municione luftarake.

Personat janë arrestuar gjatë një shitblerje droge në një lokal që ndodhet në zonën e plazhit të Durrësit, pikërisht teksa po shkëmbenin një pako me më shumë se një kile kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, banues në Durrës. Në banesën e shtetasit A.N shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe një krehër dhe 33 fishekë, që u sekuestrua.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim.