Presidenti Trump del për herë të parë pas zgjedhjeve: Gati për të autorizuar vaksinën

90dd53ce f57a 479f a683 99529778d147 600x338

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri daljen e tij të parë publike në Shtëpinë e Bardhë që pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, ku shumë projeksione e shpallin atë humbës përballë rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Në pjesë e parë të fjalimit, Trump nxitoi të vlerësonte operacionin “Warp Speed” i cili konkludoi me vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë farmaceutike Pfizzer.

“Asnjë zbulim rrënjësor mjekësor me përmasa dhe magnitudë kaq të madhe nuk është arritur ndonjëherë kaq shpejt”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë duke ia njohur një pjesë të meritës për vaksinës dhe administratës së tij.

“Operacioni Warp Speed është i pakrahasueshëm dhe pa rivalë në të gjithë botë. Është një përpjekje madhështore”, shtoi Trump duke thënë se do të autorizojë menjëherë vaksinën për përdorim emergjen.

Më herët këtë muaj gjiganti farmeceutik Pfizer shpalli lajmin e shumë pritur për vaksinën e tij duke thënë se ka treguar më shumë se 90% efektivitet kundër virusit.

Pfizer nuk mori fonde nga programi “Warp Speed” për kërkimin, por nënshkroi një marrëveshje për shpërndarjen e vaksinës përmes tij.