Projeksioni i CNN: Biden fiton 306 vota në Kolegjin Zgjedhor, 232 për Trump

joe biden 1100x620

Sipas projeksionit të CNN, Joe Biden do të fitojë edhe në Xhorxhia, duke triumfuar në atë që ka qenë një bastion i republikanëve për gati 3 dekada, që prej kohës kur Bill Clinton fitonte në këtë shtet në vitin e largët 1992.

Fitorja e këtij shteti do të shtonte edhe 16 vota elektorale për Biden, duke e çuar totalin e tij në 306 vota elektorale, duke arritur edhe fitoren e Trump në vitin 2016 me po kaq vota.

Sipas projeksionit të CNN, Donald Trump fiton në Karolinën e Veriut dhe rezultati përfundimtar do të mbyllej 306-232, i cili ndryshoi ngjyrën nga e kuqe në blu në këto zgjedhje.

Për shkak të diferencës së vogël të dy kandidatëve, e cila nuk shkon më shumë se 14 mijë vota, shteti i Xhorxhias ka vendosur për një rinumërim dorazi të të gjitha fletëve të votimit, proces ky që pritet të përfundojë javën e ardhshme.