Rama: Komiteti i ekspertëve në PD, për të “vrarë” djalin e Fahri Balliut

Nga Mbrostari në Fier, kryeministri Edi Rama kritikoi edhe mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike.

Ai u shpreh se Komisioni i Vlerësimit në këtë parti u ngrit për të hequr nga listat djalin e Fahri Balliut, Klevis Balliu.

“Farsë e panevojshme, e padobishme dhe e pakuptueshme për të ngritur një komitet të urtësh, duke nënçmuar të gjithë familjen politike. Vendosën disa kuota që e kthyen të gjithën në një absurditet, e katandisën të gjithë atë proces për të vrarë djalin e Fahriut. E pakuptueshme të fshihesh pas një komiteti dhe për të rrëzuar besueshmërinë e partisë”.

Sa i takon Partisë Socialiste, Rama u shpreh: “Ne nuk jemi në atë botë me ta, ne jemi në botën e Shqipërisë reale, e njerëzve realë, e problemeve reale”, tha Rama.