Sekuestrohen rreth 300 mijë euro në portin e Durrësit

Screenshot 4 2 600x338

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit njoftojnë se kanë sekuestruar një sasi të madhe eurosh të padeklaruara gjatë ditës së premte.

Si pasojë e kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë të kufirit janë gjetur të fshehura në dy kamionë që ktheheshin nga Italia rreth 294 030 mijë euro të cilat transportuesit nuk i kishin deklaruar pranë autoriteteve.

Pjesa më e madhe e eurove rreth 282, 265 u gjetën në makinën me drejtues Ferdinand Murikaj, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës. Ndërsa pjesa tjetër rreth 11 765 euro u gjet në makinën e shtetasit Aldo Lika për të cilin nisi dhe procedimi penal.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit Erjon Jovani 36 vjeç, (pronari i firmës që bënte transportin e mjeteve), për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.