Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shpresat e Shqipërisë mundin Kosovën dhe marrin “dhuratë” nga Turqia

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 20:57 | Futboll
Shpresat e Shqipërisë mundin Kosovën dhe marrin

Shpresat e Shqipërisë vijojnë të besojnë ende në një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Europian të futbollit, i cili do të zhvillohet verën e ardhshëm.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bushi fitoi 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës në Prishtinë dhe ndodhen tashmë vetëm 1 pikë larg vendit të dytë në grup.

Enis Cokaj ishte autor i golit të vetëm që vulosi ndeshjen, ku pjesa e parë u dominua nga kuqezinjtë, ndërsa në të dytën Kosova luajti më mirë.

Ndërkohë, Shqipëria ka mbetur ende në lojë për kualifikim, pasi Turqia fitoi 3-2 me Austrinë. Tashmë kualifikimi do të vendoset në ndeshjet e fundit në grup, ku Shqipëria do të luajë me Anglinë, ndërsa Austria me Andorrën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli