Studimi italian: 1 në 5 të shëruar, sërish pozitiv me Covid-19 brenda një jave

covid itali 1100x620

Disa pacientë të shëruar nga koronavirusi, me tampon negativ, brenda një jave mund të rezultojnë sërish pozitivë, edhe pse nuk shfaqin asnjë simptomë riinfektimi.

Në këtë përfundim ka dalë një studim italian, i realizuar nga kërkuesit shkencorë të Poliklinikës Universitare Agostino Gemelli dhe të Universitetit Katolik.

“Nuk dihet nëse këta persona e transmetojnë virusin dhe nëse duhen karantinuar apo jo”, thonë ekspertët e vendit fqinj.

Studimi është kryer mbi 176 pacientë të shëruar në muajt prill dhe qershor.