Studimi: Mutacioni i koronavirusit përhapet më lehtë, por nuk është më i rrezikshëm

koronavirus 3 1100x620

Shkencëtarët kanë gjetur më shumë prova që një mutacion i njohur i koronavirusit transmetohet më lehtë, por nuk duket të jetë më i rrezikshëm.

Sipas studiuesve, mutacioni nuk e ka ndryshuar formën fizike, dhe për këtë shkak duhet të ketë të njëjtin reagim ndaj përgjigjes imune të trupit, qoftë ajo natyrale apo e nxitur nga një vaksinë.

Shkencëtarët kanë raportuar për këtë variant të ri të koronavirusit, i ashtuquajtur D614G, që në muajin prill.

Ekipi hulumtues e testoi mutacionin tek kafshët laboratorike dhe në enë laboratorike që mbanin qeliza të traktit respirator të njeriut.

Gjetjet vërtetojnë studimet e mëhershme që tregojnë se lloji i ri I virusit përhapet më lehtë por nuk ka një formë të rëndë.

Ajo që mund të bëjë mutacioni është të ndihmojë virusin të qëndrojë në hundë dhe traktin e sipërm të frymëmarrjes, çka e ndihmon atë të përhapet mes njerëzve.