Tajfuni i tretë brenda pak javësh, dhjetëra viktima në Filipine

Autoritetet vendase, në Filipine, kanë bërë të ditur se tajfuni “Vamco”, që goditi vendin, ka bërë që më shumë se 350,000 njerëz të evakuohen, e ndërsa raportuan 39 vdekje dhe dhjetëra persona të tjerë të zhdukur.

Banorët u larguan nga zonat më të prekura, ato bregdetare dhe të ulëta, para se tajfuni “Vamco” të godiste Filipinet. Tajfuni shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar shtëpitë, bizneset, rrugët e duke lënë pa energji elektrike shumë zona përreth kryeqytetit Filipinas.

Shumë fshatra, u mbuluan nga balta dhe mbeturinat, si pasojë e përmbytjeve të shumta dhe rrëshqitjeve të dherave. Ushtria arriti të shpëtojë mijëra njerëz dhe të shpërndajë ushqime e gjëra të tjera të domosdoshme.

Vendi u godit, në javët e fundit, edhe nga tajfunet “Molave” dhe “Goni” që vranë dhjetëra njerëz dhe shkatërruan me mijëra shtëpi.