“Të bashkuar kundër terrorit”, Franca përkujton 5-vjetorin e sulmeve në Bataclan

Ems0YswXEAASp7I 1100x620

“Të bashkuar kundër terrorit”. Franca përkujton sot përvjetorin e pestë të sulmeve të 13 nëntorit 2015,  që shkaktuan 130 viktima midis Stade de France, lokaleve qendrore të Parisit dhe Bataclan.

“Fluctuat nec mergitur”, “Është rrahur nga dallgët, por nuk fundoset”, shkruajti kryeministri Jean Castex, në Twitter, moton historike latine të Parisit, e cila vitet e fundit është përdorur shpesh në përgjigje të terrorit.

Në mesin e tweet-eve të botuara, këtë mëngjes, në homazhet për viktimat e 13 nëntorit të pesë viteve më parë, është edhe ai i kryebashkiakes, Anne Hidalgo.

“13 nëntor 2015 – 13 nëntor 2020. Sot, pesë vjet më vonë, Parisi kujton”. Qytetja e parë e Parisit njoftoi se në orën 20:00  të kësaj mbrëmjeje Kulla Eifel do të fiket dhe më pas do të ndezë të gjitha orët në kujtim të njerëzve të vrarë. Mbi të do të bashkangjitet një mesazh si homazh për të gjitha viktimat e terrorizmit, i cili kohët e fundit është kthyer për të goditur Evropën, me sulmet në Francë dhe Vjenë.