Trump nis “lëkundjen” për zgjedhjet: Kushedi cila administratë do jetë

9f95e974 1606 4986 a78e f6cc6929ceef 600x338

Gjatë konferencës së parë për shtyp pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump bëri dhe një referencë në lidhje me to.

Edhe pse deklarata e tij ishte fokusuar tek pandemia, Trump u shpreh se administrata e tij nuk do të kthente kurrë më një izolim, por shtoi se nuk e dinte çfarë do të ndodhte me “ndonjë administratë tjetër”, duke paralajmëruar kështu një lëkundje nga pozita e tij për të mos njohur rezultatin.

“Kjo administratë nuk do të kthehet më tek izolimi çfarëdo të ndodhë në të ardhmen. Kushedi se kush administratë do të jetë. Besoj se koha do ta tregojë, por ju siguroj se kjo jona nuk do kthehet pas tek izolimi”, tha Trump.