Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ i hap rrugë votimit e numërimit elektronik

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 16:56 | Aktualitet
Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ i hap rrugë votimit e numërimit elektronik

Pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik të votave do të përdoren nga jo më shumë se 20% të totalit të zgjedhësve.  Ato do të jenë offline për të shmangur rrezikun e ndërhyrjeve në rrjet dhe gjasat janë që të aplikohen në dy qarqe.

Por se cilat do të jenë ato, vendimmarrja shkon përtej KQZ. Në përfundim të votimit, del rezultati sesa vota ka marrë secila parti dhe secili kandidat, duke shmangur kështu ditë të tëra numërimesh.

Kostoja e teknologjisë që do të përdoret në këto zgjedhje, si identifikimi elektronik i zgjedhësve në tërë territorin e vendit dhe votimi e numërimi elektronin, ende nuk është përcaktuar.

KQZ i ka çmime reference 20 kompanive që merren me identifikimin elektronik të zgjedhësve, ndër to “Communication progress” dhe “TNC” janë shqiptare. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli