Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Zyrtarët e sigurisë zgjedhore amerikane hedhin poshtë pretendimet e Trump për manipulim

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 07:59 | Bota
Zyrtarët e sigurisë zgjedhore amerikane hedhin poshtë pretendimet

Zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane kanë thënë se votimi i Shtëpisë së Bardhë në 3 nëntor 2020 ishte "më i sigurti në historinë amerikane", duke hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump për mashtrim.

"Nuk ka asnjë provë që ndonjë sistem votimi fshiu ose humbi votat, ndryshoi votat, ose ishte në ndonjë mënyrë i kompromentuar," njoftuan zyrtarët.

Deklaratat e tyre erdhën pas pretendimeve pa prova të presidentit Trump se 2.7 milionë vota u fshehën në zgjedhjet e javës së kaluar dhe për manipulime në zgjedhje.

Dy grupet e sigurisë, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Koordinues Qeveritar (GCC) dhe Këshilli Koordinues i Sektorit të Infrastrukturës Zgjedhore (SCC) thonë se zgjedhjet ishin më të sigurtat në histori.

“Ndërsa e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësira për të përhapur informacion të gabuar rreth procesit të zgjedhjeve tona, ne ju sigurojmë se kemi besimin më të lartë në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona dhe ju duhet të keni të njejtin besim”.

Sipas tyre shtetet me rezultate të ngushta kanë gjithë fletë-votimet në letër, të cilat mund të numërohen me dorë në se lind nevoja.

Presidenti republikan Donald Trump nuk ka pranuar humbjen dhe ka nisur një sërë sfidash ligjore për rezultatet e parashikuara në shtetet kryesore, ku ka ngritur akuza të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë