11 viktima dhe mbi 700 raste me koronavirus në Kosovë

Lajm i fundit breaking 1100x620

Ulen rastet e reja dhe viktimat nga koronavirusi në Kosovë.

Kështu në 12 orët e fundit janë regjistruar 765 raste të reja me koronavirus, krahasuar me 963 që ishin një ditë më parë.

Prishtina mbetet vatra kryesore me 290 raste, ndjekur nga Gjilani me 96 dhe Mitrovica me 61.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, vendi raportuar edhe 11 viktima, për një total prej 809 humbje jetësh që nga nisja e pandemisë.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive shkon në 28.616, prej të cilave 10.572 raste janë ende aktive. Lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 193 pacientë.