18 viktima dhe mbi 1000 të infektuar në Maqedoninë e Veriut

maqedoniaa 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë e Veriut raportoi 18 viktima dhe 1.168 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.281, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Shkupi është dhe qyteti me numrin më të madh të të infektuarve. Të shtunën janë regjistruar 513 raste të reja.